Greqisë i duhen edhe 20 miliardë euro; Varoufakis: Duhet të shlyejmë huatë

Greqisë do t’i duhet një e treta e paketës së ndihmave, duke filluar nga muaji korrik, që i bie të jetë të paktën 20 miliardë euro.

Eurogrupi miraton reformat e GreqisëKompromiset e Syrizas, ku ndryshon plani me premtimet elektorale Arrihet marrëveshja Greqi-BE, ndihma zgjatet 4 muaj Kështu kanë deklaruar politikanë të koalicionit qeverisës gjerman, të cituar nga gazeta lokale “Rheinische Post”.

“Eshtë mëse e qartë se këtë verë do të ketë një program të tretë”, kanë deklaruar politikanët për të përditshmen me bazë në Duseldorf.
Ndërkohë, ministri grek i Financave, Varoufakis ka deklaruar se për momentin vendi nuk ka probleme me likuiditetin, por do të ketë për të rimbursuar huatë ndaj FMN-së dhe BQE-së.

“Nuk do të kemi probleme likuiditeti me sektorin publik. Por do të kemi problem në shlyerjen e kësteve ndaj FMN-së aktualisht dhe BQE-së në korrik”, ka thënë Varoufakis për “Alpha Radio”.

Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel ka reaguar në Berlin në lidhje me negociatat e fundit të realizuara mes Komisionit Evropian dhe qeverisë së re greke të Alexis Tsipras.

“Jam e kënaqur për faktin se kemi arritur të kalojmë në parim ndihmat, në këmbim të një angazhimi nga pala greke, duke parë propozimet e saj”, ka thënë Merkel.

Kancelarja ka shtuar më tej se në këtë rast nuk bëhet fjalë vetëm për Greqinë, por për monedhën e euros në tërësi.

Një ditë më parë Greqia i dorëzoi Eurogrupit planin e saj të reformave, i cili u pranua nga ministrat e Financave të vendeve anëtare, të cilët e vlerësuan si një hap të plotë e të besueshëm për qeverinë greke.
Proçedura e miratimit të plotë të paketës vazhdon me votat e 6 parlamenteve europiane që duhet t’i japin dritën jeshile Athinës brenda kësaj jave, midis tyre edhe Parlamenti gjerman. / Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *