Grida Duma, kandidate e PD-së për Bashkinë e Durrësit

Partia Demokratike zyrtarizoi kandidaturën e Grida Dumës, për kryetare të Bashkisë së qytetit të Durrësit.

Duke folur pas një takimi në qytetin bregdetar, Basha theksoi se kandidatja Duma është një figurë emblematike dhe intelektuale e kalibrit europian.

“Ndryshimi vjen përmes ofertës së re dhe bashkimit të kontributeve tona. Oferta jonë ka patur disa personalitete, por zgjedhja është zonja Grida Duma”, tha Basha.

Kreu demokrat tha se edhe oferta e Partisë Republikane për Bashkinë e Durrësit, Agron Duka, një figurë dinjitoze, sipas Bashës, do të ndihmojë për fitoren e opozitës.

Kandidatja Duma u shpreh e bindur në fitore dhe se me zgjedhjen e saj në krye të Bashkisë së Durrësit, do të nisë një etapë e re për metropolin e dytë në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *