Hapet gara për kryeprokurorin

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur procedurën për hapjen e garës për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të vendit.

30 ditë do të kenë kandidatët për të paraqitur dokumentat në garë.

Ndërkohë KLP ka marrë vendim që të zgjedhë drejtuesit e përkohshëm të prokurorisë së Lushnjes e Fierit pasi krerët aktuale nuk kaluan dot vettingun. Në Lushnje u zgjodh si drejtues Arben Dyla, kurse në Fier si drejtuese e përkohshme e organit të akuzës do të qëndrojë Violeta Shkurta.

Leave a Reply