Hapet kuzhina popullore në Prishtinë për qytetarët në nevojë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë një lajm të mirë, ku nga sonte ka filluar të punojë kuzhina popullore për qytetarët në nevojë, e cila do të ofrojë ushqim çdo mbrëmje.

“Sot fillojmë me kuzhinën popullore – për qytetarët në nevojë. Çdo mbrëmje për të ndihmuar. Më shumë solidaritet, barazi e mirëqenie. Falenderojmë të gjithë ata që po ndihmojnë”, shkruan Ahmeti.

Leave a Reply