Haradinaj niset për në Hagë

Kryeministri në largim përballet me Gjykatën Speciale

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj niset këtë të martë për në Hagë, ku do të intervistohet nga Gjykata Speciale për krime lufte. Lajmin për nisjen drejt Hagës e ka konfirmuar vetë kreu i AAK-së për mediat kosovare.

Haradinaj sqaroi se ka pritur në zyrë përfaqësuesit e Dhomave të Posaçme të Gjykatës Speciale dhe se fill pas konfirmimit të thirrjes, ka paraqitur dorëheqjen si Kryeministër.

Ramush Haradinaj e mori këtë vendim të premten, me argumentimin se kërkon të përballet me drejtësinë si qytetar i lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *