Heqja e kufirit Kosovë-Shqipëri bashkim apo lehtësim i procedurave?

Njohësit e çështjeve të Ballkanit thonë se moszgjidhja e problemit të Kosovës e Serbisë ka filluar të japë efektet e para të dështimit të iniciativave rajonale. Kosova e Shqipëria synojnë që të heqin barrierat kufitare.

Kosova dhe Shqipëria synojnë ta heqin kufirin ndërmjet dy vendeve me qëllim lehtësimin e procedurave të kalimit të njerëzve dhe mallrave. Më 29 dhjetor të vitit të shkuar, si hap i parë u nënshkrua marrëveshja dhe filloi së funksionuari një pikë e përbashkët kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa, disa muaj më vonë pretendohet që të hiqet kontrolli kufitar. “Ajo që dikur ishte pikë kufitare e Kosovës, nuk ekziston më, është hequr në tërësi. Kemi edhe pjesën tjetër të zhvillimit të marrëveshjes të nevojshme, protokolleve të nevojshme, që të mos ndalen makinat pra këtu, por të ndalen një në disa vetëm për shkak të çështjeve të caktuara të rutinës”, deklaroi kryeministri Ramush Haradinaj, duke shtuar se pret që në një afat sa më të shkurtër, më të mos ketë fare ndalesa të veturave.

“E kemi biseduar me kryeministrin Edi Rama dhe me kolegë të tjerë, që diku në ndërrim të moteve të hapet kufiri, përfundimisht. Do të ketë kamera, do të ketë një monitorim, por nuk do të ketë barrikadë fizike, jo prezencë fizike të kontrollit”, pati thënë Haradinaj, pak kohë para vitit të ri. Kjo nuk ndodhi në ndërrimin e viteve, por, kryeministri kosovar beson se nga data 2 prill, më nuk do të ketë kontrolla fizike në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Treffen der Regierung Kosovo und Albanien (Kosovo Prime-Minister Press Office)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *