Hetimet për vrasjen në Durrës

Edhe pse vrasja e dy të rinjve në Durrës u fiksua nga kamerat e sigurisë së disa bizneseve, sërish atentatorët mbeten të paidentifikuar.Burime pranë policisë thanë së kamerat fiksojnë momentin kur njëri prej dy autoreve qëllon në drejtim të mjetit tip Bmv dhe më pas largohen. Policia dyshon se ata janë ndihmuar nga një person i tretë, i cili i ka pritur pranë vendngjarjes me automjet. Mësohet se pamjet e kamerave të sigurisë kanë mbërritur në laboratorin shkencor të Ministrisë se Brendshme, por edhe aty është e pamundur zbardhja e filmimeve, të cilat janë të cilësisë së dobët. Vrasja e dielës së kaluar tronditi qytetin bregdetar, ndërkohë që sipas policisë kishte si motiv prishjen e pazareve te drogës. 33-vjeçari, Ervin Kodra mendohet se ka qene ne shënjestër te atentatit. Endri Çaushaj 22 vjeç qe mbeti i vrare ne vendin e pasagjerit ishte ne vendin e gabuar dhe ne kohen e gabuar. 33 vjecari Ervin Kodra, ishte i skeduar më herët nga policia e Durrësit për disa vepra penale. Në vitin 2008 është akuzuar për mos kallëzim krimi në vrasjen e shtetasit Saimir Balla, ngjarje e ndodhur pas Pallatit të Kulturës në qytetin bregdetar. Policia në atë kohë arrestoi si autor, shtetasit Elvis Tefa dhe Orges Dervishi, ndërsa Kodra u la i lirë nga gjykata për mungesë provash.

Leave a Reply