Intervista që tronditi Amerikën: “Unë 27 vjeçarja që shkova me presidentin 60 vjeçar”

Skandali Stormy Daniels ka përfshirë si kurrë më parë mediat amerikane dhe po rrezikon të kthehet në një histori shumë të sikletshme për Donald Trump. Natyrisht presidenti miliarder s’e kishte menduar 12 vjet më parë, kur bënte seks me pornostaren e famshme, se ky flirt do t’i kushtonte më vonë, kur të behej president i SHBA, reputacionin dhe vetë presidencën, shkruan Javanews.

Në një intervistë që Stormy Daniels ka dhënë së fundi për Anderson Cooper të CNN dhe që po bë bujë në SHBA, është shprehur se në vitin 2006 ajo është takuar për herë të parë me Trump, dhe kanë kryer marrëdhënie të pambrojtur, ndërsa ai i ka folur gjatë atë natë, duke i pohuar se ajo ishte shumë “speciale” për të pasi i kujtonte të bijën, Ivanka. Ajo është shprehur se ishte 27 vjeç në momentin kur ka kryer seks me Trump, kurse ai 60 vjeç. E pyetur nëse ndjente tërheqje për një burrë 60 vjeçar, ajo ka thënë “Jo”.

Një detaj tjetër i sikletshëm është se flirti është konsumuar ndërkohëq Trump ishte i martuar me Melanian. Daniels ka pohuar se ata kanë vazhduar të takohen, edhe pak pasi Melania kishte lindur djalin, duke shtuar se asokohe presidenti flinte në dhoma të ndara me të shoqen.

Mesa duket kjo histori do të kalonte pa bujë, nëse në mes nuk do të ishin ambicjet politike të Donald Trump. Në vitin 2011 Daniels u kërcënua që të mos e bënte publike historinë me Trump. Vite më vonë, ajo do të pranonte edhe para që të mos fliste. Aktorja për filmat adultë ka pohuar se në vitin 2016, pak para zgjedhjeve, asaj i kanë ofruar plot 130 mijë dollarë për të heshtur dhe për të mos treguar eksperiencat seksuale me Trump, informon Javanews.

Tashmë mediat amerikane janë vënë në hetim të skandalit dhe mbi Stormy Daniels po rritet presioni që të prishë paktin e heshtjes. 39-vjeçarja i mëshon fort faktit se kjo histori është e vërtetë, por përkrahësit e Trump venë në dyshim fjalët e saj, pasi ajo ka folur pasi presidenti i sotëm kandidoi për Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë Stormy Daniels ka kryer, sipas shtypit amerikan, edhe provën e makinës së të vërtetës. Dhe rezultati ka qenë surprizë: makina tha se ajo thoshte të vërtetën!

Leave a Reply