Ish- deputeti i PD: Vendimi i Kolegjit nuk rrëzon dekretin e Metës, më 30 qershor nuk ka zgjedhje

Partia Demokratike ka reaguar përmes ish deputetit Salianji në lidhje me vendimin e marë këtë të hënë nga Kolegji Zgjedhor, i cili rrëzoi indirekt dekretin e Metës për moszhvillimin e tyre duke hedhur poshtë padinë e bërë nga një parti e cila kërkoi ç’regjistrimin e saj nga procesi pas aktit të Presidentit.

Ish deputeti Salianji ka shkruar në rrjetin social se vendimi i Kolegjit Zgjedhor është nul pasi dekretet e Presidentit mund t’i gjykojë vetëm Kushtetuesja, gjykatë e cila nuk është ngritur ende për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe vonesave në proces.

“Një parti me emër kodi, PUK kërkon të çregjistrohet, KQZ dhe Kolegji i thonë rri me zor se një ditë do ketë zgjedhje, Rilindja me gjithë çfarë ka thotë u gjykua dekreti!

Të gjithë e raportojnë sikur u rrëzua dekreti!

As u rrëzua as u rilind gjë, dekretet i gjykon GJK, zgjedhjet janë dita kur populli zgjedh përfaqësuesit jo dita kur regjimi imponon kush do abuzojë për ca kohë!”, shkruan Salianji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *