Ish-presidenti Moisu, qytetar nderi i Preshevës

Kuvendi komunal i Preshevës shpreson që ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu të lobojë dhe të ngrejë zërin për të drejtat e shqiptarëve në jug të Serbisë.

Duke vlerësuar biografinë dhe kontributin e tij për popullin shqiptar në Ballkan, anëtarët e kuvendit e kanë votuar zotin Moisiu si qytetar nderi.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka vlerësuar se ish-presidenti i Shqipërisë ka merita të veçanta pasi ka udhëhqur në kohë të vështira.

Edhe pse Moisiu nuk ka qenë i pranishëm, Mustafa ka shprehur shpresën e tij se ai së shpejti do të jetë mysafir i këtij qyteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *