Ishte shpallur në kërkim për kanosje, arrestohet 31 vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim për kanosje.

Shtetasi i arrestuar është D.M, 31 vjeç, banues në Patos.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 1 vit burg për veprat penale “Kanosje” dhe “Armbajtje pa leje”.

Në datën 16.04.2015, në qytetin e Patosit, 31 vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri shtetasin A.Sh.

Leave a Reply