Izolimi dhe margjinalizimi i Sulejman Rexhepit i dëmshëm për islamin në Maqedoninë e Veriut

Qëndrimi injorues i faktorëve relevant në vend dhe nga qarqet përkatëse ndërkombëtare ka bërë që Sulejman Rexhepi të sillet si të dojë dhe të bëjë atë që ia do pika e qejfit. Natyrisht, gjithçka në të mirën e tij dhe në dëm të islamit! Ai, duke u ndjerë si pasha, tashmë ka privatizuar BFI-në dhe po e zhvat pa mëshirë vakëfin e BFI-së, duke lëshuar porosira “o ju egërsira, shikoni punët e juaja dhe më jepni sa të dua unë”

Skruan Festina Imeri

A ju kujtohet fjalori përbuzës dhe plotë urrejtje i Sulejman Rexhepit në raport me popullin arab, në raport me kulturën dhe civilizimijn e tyre. Qëndrimet e tij patën shkaktuar një ortek reagimesh nga mbarë bota, sa që Mbretëria e Arabisë Saudite e futi për vite me radhë në “listën e zezë”! Sulejman Rexhepi thoshte se populli arab është pa kulturë, pa civilizim, se Fakulteti në Medine prodhon ekstremistë etj. etj. Sulejman Rexhepit nuk i bënte përshtypje se nga ai civilizim arab kishte dalur Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s., se nga ajo kulturë lulëzoi drita e njerëzimit, Islami anekënd botës, se në ato Fakultete të Medines dhe më gjërë studiohen dhe ndriçohen porositë e Pejgmaberit a.s. i cili është vula e feve, e kulturave dhe e civilizimeve botërore. Dy vjet radhazi mbretëria saudite as që dëshironte të dëgjojë për myslimanët e Maqedonisë të cilët e tolerojnë dhe e durojnë një satrap dhe një të pafe si Sulejman Rexhepin. Dy vjet radhazi haxhilerët e Maqedonisë nuk e kishin të sigurtë udhëtimin për në vendet e shenjta derisa nuk reagonte përmes dhjetra shkresave ish-sekretari gjeneral i BFI-së, Afrim ef. Tahiri, i cili autoriteteve arabe i lutej që mos të ndëshkohen myslimanët e një vendi për shkak të udhëheqësve të tyre kriminelë por të mëshirohen dhe të gëzojnë një tretman të posaçëm në mesin e haxhilerëve nga mbarë bota. Kjo dëshmohet edhe përmes publikimit të tërë atyre relacioneve që Afrim ef. Tairi i ka pasur me autoritetet arabe, atëherë kur Sulejman Rexhepi i kishte të mbyllur të gjitha birat e mundshme!

Pastaj, kur e pa gabimin trashanik, filloi që ta lëpijë tërë atë që e kishte pështyrë, jo se ka respekt për popullin arab, por, thjesht, për shkak se do të ngelte pa asnjë vizë për në haxh, të cilët ky i shet duke siguruar për vete dhe familjen e vet të paktën nga një gjysëm milioni euro për çdo vit. Te autoritetet arabe ka mbërritur edhe deklarata e udhëheqësit televiziv të intervistës ku Sulejman Rexhepi ofendon popullin arab. Ky farë gazetari paska bërë përpjekje që ta shfajësojë Sulejman Rexhepin duke u prononcuar rrejshëm se Sulejman Rexhepi asgjë të keqe nuk ka folur për popullin, kulturën dhe arsimin arab dhe se të gjitha paskan qenë insinuate. Natyrisht, autoritetet arabe sakaq kanë konstatuar (dhe më vonë edhe e kanë vërtetuar) se deklarata është dhënë në kundërvlerë prej një sasie të mirë të parave që i ka paguar Sulejman Rexhepi. Pastaj pasojnë sërë skandalesh dhe aferash të tjera. Për t’ju futur aty ku nuk duhet arabëve, Sulejman Rexhepi u lëshon letër përkrahje dhe, në një farë forme, i përgëzon për vrasjen monstruoze të gazetarit arab Xhamal Kashogi në konsullatën saudite në Turqi. Pastaj punëson në BFI një nëpunës të përpunuar nga shërbimeve sekrete arabe, përmes të cilit nis e luan ashtu siç dëshirojnë të tjerët. Sulejman Rexhepi i dha autoriteteve arabe përkrahaje në luftën e tyre kundër Jemenit, madje këtë përkrahje ua dha në emër të mbarë myslimanëve të Maqedonisë, siç ia dha edhe përkrahjen tjetër në luftë kundër Iranit duke i premtuar se tërë popullatën myslimane nga Maqedonia e Veriut e ka në krah të autoriteteve saudite!!!

Sulejman Rexhepi ishte në gjendje të mohojë edhe vatrat arsimore të mesme dhe të larta në Maqedoninë e Veriut të cilët nxjerrin kuadro për thirrje në islam dhe për ta zhvilluar jetën fetare islame. Sulejman Rexhepi i mohoi këto vatra në momentin kur ftoi nga Arabia Saudite teologë për t’i përgatitur kuadrot tona për të thirrur në islam! Sakaq të gjithë “mjekrat” i bëri miq e shokë, ndërkohë që, sipas dokumenteve të publikuara, ai jo një herë ka kërkuar nga Sasho Mijallkovi dhe Gordana Jankullovska që t’i burgosin të gjithë “mjekrat”

Së fundmi, Sulejman Rexhepi të njëjtën lojë po e luan edhe me turqët. Pas qëndrimeve nonshalante të Sulejman Rexhepit në raport me gjylenistët, pas fërkimeve të tij me gjylenistët, pas keqpërdorimit të miqësisë turke të cilën e përdorte si kamuflim në veprimet e tij kriminale, më në fund, institucionet përkatëse shtetërore të Turqisë, publikuan raportin mbi 100 faqe që e kishin përgatitur nga strukturat e tyre për kriminalizimin e BFI-së si dhe për krimet e Sulejman Rexhepit që po i kryen në BFI. Me këtë rast institucionet shtetërore turke kërkuan mga autoritetet e shtetit të Maqedonisë së Veriut që Sulejman Rexhepi urgjentisht të largohet nga ky Institucion dhe të vihet para drejtësisë.

Natyrisht, raporti turk e ka çorientuar të tërin, e ka lënë pa busollë. Vitin e kaluar tentoi që të futet disi te organet më të larta të Turqisë por, u refuzua dhe, tinëzisht kishte hasur te një myftini në një provincë turke dhe, pasi e publikoi rastin se “u prit nga myftiu”, i njëjti për 24 orë e hëngër si mos më keq!

Vetëm brenda këtij viti ka kërkuar pranim 3 herë te Ambasada Turke, i duhen këto pranime sa për ta flladitur veten dhe për ta gënjyer suitën e vet prej hajnave se turqët e përkrahin këtë farë bereqeti. Në fakt Turqët gjithnjë janë për Institucionin BFI, përkrahin jetën institucionale, pavarësisht se nga kush drejtohet. Por, fakti që, tash e tri-katër vite, asnjë herë nuk i hyri në “seli” asnjë autoritet arab, asnjë diplomat dhe asnjë funksionar turk (dikur kushdo që vinte nga Turqia në Maqedoni, në protokol parashikonte edhe vizitën e BFI-së), kjo flet mjaft shumë për Sulejman Rexhepin dhe për karakterin e tij. Sulejman Rexhepi është i interesuar që nga ambasada turke në Shkup të gjejë kanalin që do t’ia sigurojë falas vaksinat e haxhit, sepse, nëse detyrohet që t’i blejë, atëherë kjo do ta trondiste shumë keq. Ky do dhe gjithnjë ka dashur vetëm qyl dhe, njëkohësisht, rjepje deri në kockë të popullatës! Mirë po i shkon kungulli mbi ujë!!!   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *