“Jeni krenaria jonë”/ Mjekët shqiptarë do të shërbejnë në një nga zonat më të prekura

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video, në të cilën shfaqen 10 mjekët dhe 20 infermierët shqiptarë që janë dërguar në Itali për të shërbyer në spitalin e Brescias, një prej zonave më të goditura nga COVID-19.

Manastirliu ka përmendur emrat e të gjitha bluzave të bardha që kanë shkuar në Itali për të ndihmuar në përballimin e situatës përmes shërbimit shëndetësor, ndërsa i cilëson ata “krenaria e shqiptarëve”.

Ata do të shërbejnë në Itali për një muaj dhe do të paguhen nga qeveria shqiptare.

“Ornela, Alma, Erisela, Ermali, Orgesti, Bledi, Erxhymenti, Doina, Andriana, Lindita, Qazimi, Alma, Juliani, Serxhio, Kristiani, Suela, Eraldi, Evani, Albani, Manjola, Arjani, Eduart, Korabi, Ermali, Alfonsi, Ardit, Ervis, Almarin, Elisabeta, Blerim jeni #krenaria jonë. 10 mjekët dhe 20 infermierët tanë do të shërbejnë në spitalin e Brescias, në një prej zonave më të goditura nga #COVID-19 në Itali #FORCA #JEMIMEJU

Leave a Reply