Jenner dhe Bieber drejt një “flirtimi”?

Ata supozohen të jenë të dy “single”, por ndoshta jo edhe për shumë kohë, pasi Kendall Jenner 19 vjeç dhe Justin Bieber 21 vjeç kanë nxitur thashethemet nëpër rrjetet sociale mbi një romancë në lulëzim mes tyre, gjatë së enjtes.

Justin publikoi një foto intime pa diçiturë të tijën, me duart e mbështetura në ijet e yllit të serialit “Keeping up with the Kardashians”, teksa shijonin rrezet e diellit në Los Angeles. Dyshja në fjalë është shfaqur më pranë se kurrë me njëri-tjetrin, duke qenë se këngëtari i hitit “Baby” kishte mbështetur kokën mbi shpatullat e modeles.

Bieber ishte pa bluze dhe me një palë të shkurtra portokalli, të ekipit të basketbollit të New York Knicks, ndërsa Jenner qëndronte e ulur, me një fizik të jashtëzakonshëm, e veshur me një palë bikini të verdha dhe poshtë një palë pantallona të gjera verore pink. Brunja e kishtë vështrimin të ulur poshtë, ndërsa mbante edhe syze.

Justin dhe Kendall duken se po shijojnë disa aktivitete së bashku. Bieber ka qenë i lidhur herën e fundit me ish-të dashurën e tij Selena Gomez, pas së cilës pati një lidhje me modelen Hailey Baldwin, por për të pretendonte se ishin vetëm miq. Kendall nuk ka qenë e lidhur me dikë gjatë muajve të fundit, por vetëm pak ditë më parë kishte postuar një mesazh në instagram, nëpërmjet të cilit kërkonte një të dashur.

“Arsyeja e vetme përse dua një të dashur, është se kur këndoj ‘Fergalicious’, në tekst është një pjesë kur këngëtarja thotë se ‘ndodhem në palestër dhe punoj për gjendjen time fizike, ndërsa ai është dëshmitari im’. Për këtë gjë dua që të kem kujt t’ia drejtoj gishtin, në mënyrë që ai të thotë më pas ‘uau’”

Leave a Reply