Jep dorëheqjen kryeministri francez

Është dorëhequr nga detyra kryeministri francez, Edouard Philippe, pak përpara se të zhvillohej një riorganizim i qeverisë nga presidenti Emmanuel Macron.

Në një deklaratë publike, Pallati Elysee tha se Philippe do të vazhdojë të ushtrojë funksionin derisa të emërohet një kabinet i ri qeveritar.

Sakaq, pritet që brenda pak ditëve Presidenti Macron të emërojë një kryeministër të ri.

Vendimi i Macron për riorganizimin e qeverisë vjen pas humbjes në zgjedhjet lokale të partisë së tij.

Leave a Reply