Kamëz, shpërthim me tritol në një banesë

Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në oborrin e një banese në Kamëz.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:14, në rrugën “Mujo Ulqinak” në oborrin afër derës së banesës së shtetasit Gj. K.

Si pasojë e shëprthimit nuk ka pasur persona të lënduar pasi në banesë nuk ka patur njeri ndërsa raportohet vetëm për dëme material.

Pas veprimeve të para hetimore Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon per kapjen e tij.

Per arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhënat e tij.

Leave a Reply