Kampe refugjatësh në Shqipëri? Reagon Ministria e Brendshme: Spekulime dhe keqpërdorime, ja si qëndron e vërteta

Ministria e Brendshme ka reaguar lidhur me një kronike televizive të rrjetit gjerman ZDF që dha alarmin në Tiranë për refugjatët e ISIS.

Përmes një njoftimi zyrtar ministria nënvizon se askush nuk ka kërkuar dhe ofruar mundësinë për çeljen e një kampi duke theksuar se informacionet e përcjella në media janë spekulime.

“Nisur nga jehona mediatike e një kronike televizive të rrjetit gjerman ZDF, në datë 19.06.2018, me qëllim evitimin e spekulimeve dhe keqpërdorimeve të përmbajtjes së kësaj kronike, Ministria e Brendshme sqaron se:

– Ndërtimi i kampeve për imigrantë nuk është një çështje në shqyrtim apo në diskutim. Askush nuk e ka kërkuar deri më sot dhe askush nuk e ka ofruar një gjë të tillë.

– Thëniet e zv.ministrit Julian Hodaj, të cituara në kronikë janë përgjigjja e një pyetje konkrete:
“Çfarë mund të bënte Shqipëria në kushtet e një emergjence imigrantësh?”

Përgjigjja e kësaj pyetjeje është ajo që citohet: “Shqipëria e ka treguar gjatë luftës së Kosovës se është në gjendje të përballojë këto emergjenca”.

Pra përgjigjja lidhet me një situatë hipotetike emergjence, si ajo gjatë luftës së Kosovës ku pati një angazhim shtetëror e popullor, dhe jo mbi një diskutim nëse një kamp mund të ndërtohet ose jo në Shqipëri”, shkruhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *