Kaos me ndihmat në Durrës, qytetarët shtyhen për ushqime e veshmbathje

Prej mbrëmjes së të premtes me mijëra njerëz qëndrojnë për orë të tëra në radhë për të marrë ndihmat e grumbulluara në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës.

Me një letër në dorë që vërteton se janë të pastrehë, dokument i lëshuar nga pushteti vendor, ata kërkojnë ushqime dhe veshje.

Përveç një kordoni të policisë i cili përpiqet të frenojë depërtimin e njerëzve në brendësi të pallatit të sportit, qytetaret thonë se nuk ka asnjë organizim për të shmangur kaosin.

Janë banorë të Durrësit, shtëpitë e të cilëve janë të pasigurta ose i kanë braktisur nga frika e rënies së tërmeteve.

Nga personat e angazhuar për të kryer shpërndarjen e ndihmave është thënë që dyert e “Ramazan Njalës” do të qëndrojnë të hapura deri në ushqimet apo veshjet e fundit.

Leave a Reply