Kastriot Myftaraj, bëri thirrje për veprime të dhunshme

Kastriot Myftaraj, gazetari dhe juristi i njohur është arrestuar të martën nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor të Tiranës.

Burime zyrtare sqarojnë se arrestimin i 51 – vjeçarit erdhi pasi ai ka botuar në media një shkrim ku bën thirrje të hapura, sipas policisë, për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues.

“Ai akuzohet për thirrje publike për veprime të dhunshme”, theksohet në njoftimin zyrtar të policisë, ndërsa sqarohet se për thirrje të tilla, parashikohet një dënim me gjobë ose me burgim deri në tre vjet./tvklan/

Leave a Reply