“Koha e të paprekshmëve ka marrë fund”

Teksa në parlament kanë nisur debatet e ashpra për çështjen e Teatrit Kombëtar, kryeministri Rama është shfaqur në aktivitetin “Forca e Ligjit në Zbatim, Arritje e Sfida”.

Gjatë fjalës së mbajtur, Rama theksoi se vendi do punojë me shpejtësi për përmbushjen e gjithë rekomandimeve nga KE. Por, ai i ndal edhe tek disa rezultate konkrete që sipas tij janë arritur në këto vite.

Shefi i qeverisë u fokusua te barazia e qytetarëve përpara ligjit, dhe këtu u ndal edhe tek sjellja e mazhorancës për rastin ‘Tahiri’.

Ai tha “se ishte para katër vite koha kur një ministër mbrohej. Por sot jo vetëm që nuk u mor në mbrojtje, por u bë ndarje e qartë mes politikës e drejtësisë”.

Po ashtu, Ramam tha se ishte vetëm para katër vitesh e përhapur në masë paprekshmëria për zyrtarët e lartë. Por, sot sipas tij kjo situatë ka ndryshuar.

“Sot ka një ndryshim rrënjësor në perceptimi ne opinionit publik që në të njëjtën kohë shpreh në mënyrë shumë më kuptimplotë edhe mangësinë themelore në këtë proces për shkak të diznivelit të lartë midis asaj që bën polciia dhe asaj që bëjnë gjykatat. E nëse flasim për prekshmërinë nuk ka qenë shumë e shumë vite më parë, ka qenë vetëm katër vite më parë koha kur qytetarët ishin ndarë në të prekshëm e të paprekshëm. Ishte katër vite më parë koha kur deputetët e ministrat, e pasaj gjithë zyrtarët mund të aprkonin mbi çdo trotuar e mund të bllokonin çdo kalimtar.”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *