Kokëçarjet rajonale, diplomacia europiane mblidhet për situatën në Ballkanin Perëndimor

Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen më 10 dhjetor në Bruksel për të shqyrtuar situatën në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat vendet e rajonit të cilat përballen si në nivel kombëtar e si në raportet me njëri-tjetrin. Pritet që Këshilli i BE-së të përsërisë qëndrimin se Kosova duhet të tërheqë tarifat doganore për mallrat nga Serbia dhe Bosnja, dhe se mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës mund të ndryshohet vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me dialog të të gjithë aktorëve të interesuar.

Ministrat e Jashtëm të BE në takimin e tyre të fundit në 2018 do të diskutojnë gjithashtu situatën në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e zgjerimit të BE-së. Edhe pse nuk janë përfshirë në axhendën zyrtare, pritet që ministra të përqëndrohen në gjendjen në Bosnjë pas zgjedhjeve të përgjithshme, te zbatimi i marrëveshjes së Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë, si dhe për zhvillimet në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

Sa i përket kësaj të fundit, BE thotë se dialogu kërkon si lidership ashtu dhe unitet nga të dyja palët, ku vlerësohet se Kosova ka probleme me konsensusin e brendshëm për dialogun me Serbinë.
“Përfaqësuesja e Lartë për politike të Jashtme, Federica Mogherini, vuri në dukje se ata duhet të sigurojnë kushtet për të vazhduar dialogun dhe të përmbahen nga fjalët, veprimet dhe masat të cilat janë në kundërshtim me frymën e normalizimit”, është thënë nga Këshilli i BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *