Kokëdhima me parti të re majtas

Koço Kokëdhima ka deklaruar gjatë një takimi në Lushnje se lëvizja e tij do të kthehet në parti politike.

Deri në datën 29 prill ne do marrim vendimet. “Zgjidhja” do të kthehet në parti politike. Rama punoi deri në fund për përçarjen e PS-së dhe për likuidimin politik të Kokëdhimës dhe të “Zgjidhjes”. Kokëdhima investoi gati 20 vjet pasuritë dhe gjithçka kishte për të mirën dhe bashkimin e të majtës, për fuqizimin dhe demokratizimin e Partisë Socialiste. Rama po e përçan përfundimisht PS-në, ndërsa unë lufova deri në fund për ta mbajtur atë të bashkuar. Historia do ta gjykojë Ramën si problemin dhe mua si zgjidhjen për të majtën dhe për Shqipërinë. Për shumicën e plagëve të rënda të popullit tonë, të ekonomisë dhe të sistemit politik në Shqipëri. Çdo socialist dhe qytetar në Shqipëri do ja faturojë Ramës këtë përçarje të Partisë Socialiste, jo mua”, tha Kokëdhima.

Dalja e tij si subjekt politik reflekton një eliminim politik nga PS-ja por paraqet edhe një ndryshore më shumë në ekuacionin elektoral. Bashkë me Ben Blushin, Kokëdhima përbën një fraksionim të ri në elektoratin e majtë, por potencialisht mund të ngjisë votues të rinj në një luftë që po kërkon shumë energji dhe investim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *