Kompania gjermane: Rezultatet e para të testit të vaksinave për coronavirus, brenda dy muajve

Rezultatet e para të testimit të një vaksine për coronavirus që po zhvillohet nga CureVac priten në dy muaj, raportoi të premten agjencia gjermane e lajmeve dpa.

CureVac, një kompani gjermane, tha këtë javë se rezultatet e para kuptimplota mund të ishin në dispozicion në shtator ose tetor dhe, nën kushte të favorshme, vaksina mund të aprovohej nga mesi i vitit të ardhshëm.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, rezultatet e para priten tani në dy muaj, raportoi dpa, duke cituar studiuesin kryesor të testimit klinik Peter Kremsner, nga spitali universitar Tuebingen.

“Do të ndodhë shumë shpejt”, citohet të ketë thënë Kremsner.

Ndërsa kontrollet e pjesëmarrësve në teste filluan të enjten, vaksinimi i parë ishte ende në pritje, shtoi ai.

Nisja e testimeve, e raportuar për herë të parë nga Reuters të martën, do të shohë që 144 pjesëmarrës në Gjermani dhe Belgjikë do të marrin doza të ndryshme të vaksinës dhe 24 të tjerë duke marrë një qetësues.

Ndërkohë Qeveria gjermane tha këtë javë se planifikonte të merrte një pjesë prej 23 për qind të aksioneve në CureVac për 300 milionë euro.

Më shumë se 454,000 njerëz kanë vdekur si rezultat i coronavirusit të ri, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

Të paktën 8.4 milionë njerëz janë konfirmuar se kanë coronavirus në të gjithë botën dhe më shumë se katër milionë janë shëruar.

Leave a Reply