Konfirmohen 213 raste të reja me Covid-19 e gjashtë viktima në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 213 raste të reja me Covid-19 si dhe gjashtë viktima. Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se brenda ditës janë shëruar 109  persona.

Kështu, totali i rasteve të konfirmuara shkon në 6.680 ndërsa ai i viktimave në 164.

Me 109 pacientët e shëruar në 24 orë, numri total i të shëruarve shkon në 3.614, kurse numri i rasteve aktive është 2.902.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 80 raste, komuna Prizren 17 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna komuna Gjilan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Drenas 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Dragash, Kamenicë, Klinë dhe nga 1 rast Obiliq dhe Shtime.

Leave a Reply