Konsumimi profesional (burn-out) i Sulejman Rexhepit

Sulejman Rexhepi ka humbur aftësitë menaxheriale si me vetëveten ashtu dhe me Institucionin që e ka uzurpuar! Ai është gjithnjë e më keq me shëndet, si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psikik! Është në një situatë të cilën shkenca e psikologjisë e emërton si “konsumim profesional”! Fundi i këtij stadi shpirtëror është jo i lumtur

Shkruan Mr. Zeqie Veseli

 

Studiues të famshëm (Maslach dhe Leiter) këtë situatë të rëndë e përcaktojnë si një erozion të shpirtit, një keqësim që ndikon në vlerat, dinjitetin, shpirtin dhe vullnetin e personit të prekur nga ky sindrom! Konsumimi profesional është një gjëndje sëmundje psiko-fizike që mund të çojë në një sëmundje të vërtetë (sindromi nuk është i përcaktuar nga rastësia, por ai arrin te përcaktohet nga një numër simptomash). Shembull tipik i këtij konsumimi profesional mund të shërbejë Sulejman Rexhepi, tek i cili ka kohë që vërehen këto sindrome: ezaurim të kapacitetit fizik dhe emocional, zhvillim të sjelljeve cinike, të ftohtë dhe të shkëputur nga marrëdhëniet e përditshme, një ndjenjë e pamjaftueshmërisë dhe paaftësisë, zhvillimi i çrregullimeve psikosomatike, rritja e nivelit të sheqerit në gjak, rritja fatalle e kolestorolit, dhe një tendencë për t’u mbyllur në vetvete.
Punonjësit e kujdesit shëndetësor, sindromin në fjalë e përcaktojnë si “virus” që përjeton zhvillimin e vet në katër faza: 1. faza e parë është entuziazmi idealist që shtyn subjektin të zgjedhë një lloj pune të kujdesit. 2. Në fazen e dytë (stagnimit) personi është nën presionin e punës dhe të stresit të tepruar, fillon të bëje llogarinë se si pritjet e tij nuk përputhen me realitetin e punës. Entuziazmi, interesi dhe ndjenja e kënaqësise lidhur me profesionin fillon të bjerë. 3. Ndërsa në fazën e tretë (frustrimit) personi vuan nga burnout (konsumimi profesional), ka ndjenjat e pavlefshmërisë, pamjaftueshmëris, pakënaqësis, e kombinuar me perceptimin e të qenit i shfrytëzuar, i mbingarkuar në punë dhe i pavlerësuar, shpesh ka tendencë për të ikur nga mjedisi i punës, dhe sjellje agresive ndaj të tjerëve apo dhe vetes. 4. Gjatë fazës së katërt (mosinteresimit) interesi dhe pasionin për punën e tij shuhen plotësisht dhe empatia sjell indiference, deri në një vdekje të vërtetë “profesionale.”
I ndodhur në këtë fazë të katërt, tashmë Sulejman Rexhepi imponohet si pronar i Institucionit e që në fakt del si një uzurpator klasik. Pse thuhet kështu? Sepse, personi që ndjehet i konsumuar nis dhe kërkon kthimin e borxhit nga ai/ajo që e ka konsumuar. Madje kjo situatë psikologjike te personi i kësaj faze e shton urrejtjen shkatërrimtare ndaj atij/asaj që e kanë “konsumuar”! Prandaj, sot Sulejman Rexhepi nuk do t’ia dijë për situatën mjeruese të BFI-së në të cilën e ka sjellë. Ai tashmë është i bindur se ky Institucion e ka konsumuar dhe ezauruar deri në çmendi, ndaj dhe nuk e lë pa “ia marrur hakun”! Të gjithë ata që i dalin kundër ksaj “hakmarrje” ndaj Institucionit të personalizuar, i shpall armiq, dhe do të nisë ose t’i prezantojë si “bashkëpunëtorë të Sinishës” ose do t’i shantazhojë me “bomba”!
Sot është “sekret publik” fakti që Sulejman Rexhepi është i paaftë për ta drejtuar apo menaxhuar një institucion fetar, dhe është në gjendje të bëjë edhe lloj-lloj veprimesh për hirë të “miqve” që akoma e përkrahin. Në fakt, të gjithë bashkëpunëtorët e tij e perceptojnë si njeri të mbaruar e të shkallmuar, ndaj dhe e shfrytëzojnë për ta shtyrë edhe ndonjë ditë plus duke qëndruar në tavolinën e tij ku Sulejman Rexhepi nuk shpërndanë më pjesë nga keku i përbashkët por ju hedh vetëm thërima, sepse i tëri keku është për të dhe vetëm për të!
Të konsumuarit profesinalë nuk pranojnë as këshilla psikiatrike, as shërbime nga puonjësit social, por as drejtësi nga institucionet që sensibilizojnë mediumin e gjërë.
Sulejman Rexhepi për më të madhin kjamet nuk pranon se është i sëmurë, se trajtohet nga mjekët si vendorë ashtu edhe të huaj. Sulejman Rxhepi ka një mision: duke ia hedhur sëmundjeve të shfrytëzojë shansin që sa më shumë t’i “hamerret” Instituconit i cili e ka konsumuar profesionallisht! Dhe këtë veprim, Sulejman Rexhepi, si të gjithë të konsumuart e tjerë, e konsideron si të drejtë, legjitime dhe legale, prandaj dhe në këtë drejtim nuk ka se çka flasin as institucionet e drejtësisë dhe as mediat. Sepse e drejta është ekskluzivisht në anën e Sulejman Rexhpit!!!
Po cila është ajo “hakmarrje” e nxitur nga konsumimi profesional?! Ofrimi në kierarki i njerëzve të cilët në çdo moment e situatë mund t’i superojë me karakter, persona që e justifikojnë plotësisht vjedhjen dhe zhvatjen duke e llogaritur si veprim të arsyeshëm e të motivuar nga konsumimi profesional. Prandaj, si anëtarët e Rijasetit ashtu edhe ata të Kuvendit të BFI-së, unanimisht ia miratojnë raportet fiktive financiare. Bashksinë Islame po e falimenton Sulejman Rexhepi kurse miratuesit e ktyre raporteve financiare nuk kërkojnë përgjegjësi. Sepse, pa dyshim, që të gjithë ndjehen si të konsumuar, ndaj dhe, duke mos kërkuar përgjegjësi nga askush, mundohen që ta amnistojnë veten nga përgjegjësitë për tolerimet shkatërrimtare të personit të konsumuar profesionalisht.
Prandaj, bota normale e ka shpikur rrotacionin, e ka shpikur ndërrimin e pozitave, me afate të kufizuara, një plus një mandat, me përballje me organet e drejtësisë në rast keqpërdorimesh dhe me lavdërata të përhershme nga populli në rast të drejtmenaxhimit me përmasa historike.
Ku gabon Mulla Sula? Pikërisht në gjakimin e tij të sëmurë për t’u krahasuar dhe njësuar me Papën e Vatikanit. Papa i përhershëm Mulla Sula i përhershëm! Megjithatë, Papa ka një staf njerëzish më të mençur në botë, kurse Sulejman Rexhepi – edhe vetë ai është i ndërgjegjshëm se këshillohet dhe përkrahet nga do palaço të cilët, me injrancën e tyre veçsa e njollosin profesionin e palaços.
Fare në fund, i konsumuari profesional, është i bindur se nuk i hy në punë as drejtësisë dhe as policisë, sepse është fare i konsumuar. Kjo logjikë pastaj e nxitë verbërisht pas vjedhjeve, zhvatjeve, pas veprave penale edhe më të rënda. Sepse i konsumuari nuk i duhet askujt, përveç krimbave në stogun e plehut të nxjerrur nga ahuri!
I konsumuari profesional nuk mud të jetë asgjë tjetër përveç pacient potencial i klinikave shëndetësore përkatëse, i këshillëmoreve psikiatrike apo i enteve të specializuara për të tilla raste. Me rastin e Sulejman Rexhepit, shteti i Maqedonisë dhe, përgjithësisht, shoqëria jonë, po dëshmojnë se janë mijëra vite largë njohjes së kësaj sëmundje psikike. Prandaj edhe prosperiteti te ne është një proces i pamundshëm! Në të shumtën e rasteve na “drejtojnë” të konsumuarit profesionalë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *