Korçë, TAP do të ndërtojë termocentral me gaz natyror në periferi të qytetit

Një termocentral që do të punojë me gaz natyror, është planifikuar të ndërtohet në periferi të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve, TEC-i do të ketë një fuqi prej 500 megavat/orë, ndërkohë që do të prodhojë energji elektrike dhe energji për ngrohje.

Qyteti i Korçës është zgjedhur nga projekti TAP, si vendi ku mund të ndërtohet centrali pas kalimit të gazit natyror në vendin tonë.

Termocentrali do të ndërtohet sipas një investimi prej 500 milion eurosh nga një investitor privat austriak.

Projekti raportohet se është ende në procesin e kërkimit të miratimit të lejeve, ndërsa të gjitha investimet do të bëhen nga austriakët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *