Koreja e Veriut ndërpret bisedimet me Jugun

Koreja e Veriut ka hedhur poshtë çdo negociatë të mëtejshme me Korenë e Jugut, duke thënë se vendimi është marrë “krejtësisht për faj të veprimeve të Koresë së Jugut”.

Pheniani lëshoi një deklaratë në përgjigje të një fjalimi të presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Ndërkohë, herët të premten Koreja e Veriut testoi dy raketa në det në brigjet e saj lindor, tha ushtria e Koresë së Jugut.

Ky ishte testi i gjashtë në më pak se një muaj.

Gjashtë ditë më parë, Koreja e Veriut testoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër në Detin e Japonisë.

Veprimet e Phenianit vijnë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ranë dakord gjatë një takimi në qershor, për të rifilluar negociatat e denekluarizimit.

Koreja e Veriut është përballur me sanksione ndërkombëtare për zhvillimin e armëve bërthamore.

Leave a Reply