Koronavirusi, Basha thirrje qeverisë: Të nisin kontrollet në pikat kufitare

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë apel qeverisë për të marrë masa të menjëhershme për koronavirusit.

Në një postim të bërë në Twitter, Basha bën thirrje që të nisin kontrollet ne pikat kufitare, pas rasteve të shtuara në Itali.

 “Për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga coronavirus ndërkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare. Çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura për të evidentuar dhe trajtuar në kohë çdo rast të mundshëm”.

Leave a Reply