Kosova, 11 vjet shtet

Ngritja e flamurit shtetëror të Kosovës që në mëngjes ka shënuar nisjen e aktiviteteve për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

E veçanta e këtij përvjetori ishte parakalimi i ushtrisë së Kosovës për herë të parë me mision ushtarak. Presidenti Hashim Thaçi tha se sot pas 11 vjetësh të Pavarësisë, kemi një ushtri multietnike në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Në ceremoni përveç krerëve shtetërorë të Kosovës mori pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Para ceremonisë nuk u vërejt ndonjë shtrëngim duarsh ndërmjet Kryeministrit shqiptar dhe atij kosovar.

Qeveria paradite ka mbajtur mbledhje solemne për të vazhduar më pas edhe senca solemne e Kuvendit të Kosovës.

Për 11-vjetorin e Pavarësisë popullin  e Kosovës e kanë uruar krerët e vendeve të ndryshme të botës dhe ambasadorët e akredituar në Kosovës. Liderët institucional kanë vendosur kurora lulesh te shtatorja e ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Homazhe janë bërë edhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ndonëse ishin bashkë në homazhe, Presidenti Thaçi e Kryeministri Haradinaj u ndan për pak çaste ku ky i fundit vizitoi kullën e Jasharajve. /Tv Klan/

Leave a Reply