Apostolova kritikon politikanët kosovarë: Mos jepni data për liberalizim vizash

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka lutur edhe një herë secilin në Kosovë që të mos japin data për heqjen e vizave deri në fund të këtij viti për shtetasit e Kosovës.

Apostolova tha se ky është proces në bërje dhe se, sipas saj, tash u mbetet shteteve në mënyrë individuale të vendosin për lëvizjen pa viza.

Këto komente ajo i bëri në takimin që bashkë me kryekuvendarin Kadri Veseli zhvilluan mëngjesin e sotëm me anëtarët e Komisionit për Legjislacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *