“Çdo sulm ndaj Kosovës, është sulm ndaj NATO-s”

Përsa kohë KFOR-i është në Kosovë, çdo agresion ndaj vendit është agresion ndaj KFOR-it e ndaj vetë NATO-s.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” në Kosovë, komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, duke komentuar kërcënimet e mundshme të Rusisë në Kosovë e duke i marrë parasysh përplasjet e vazhdueshme të saj me NATO-n.

“NATO-ja është këtu. Në parim KFOR-i është NATO dhe derisa KFOR-i të jetë këtu çdo agresion në vend do të jetë një agresion ndaj KFOR-it e ndaj NATO-s gjithashtu.

Unë nuk mendoj se do të ketë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Kosovën.

Mund të kemi një influencë ruse sigurisht, por kjo është pjesë e politikave ndërkombëtare që çdo vend i ndërmerr dhe në thelb momentalisht nuk shohim një kërcënim real nga Rusia në Kosovë.

Nëse kjo do të ndodhë sigurisht që KFOR-i është këtu dhe ne do të kujdesemi edhe për këtë, si dhe NATO-ja do të kujdeset për këtë”, shprehet Cuoci në intervistë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *