Haradinaj mbledh urgjent Qeverinë, pritet shkarkimi i Ministrit të Brendshëm dhe shefit të AKI

Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se sonte për ora 19 e 30 do të mblidhet Qeveria e Kosovës. Për shkak të ndodhive të sotme në lidhje me depërtimin e shtetasve turq, pritet të shkarkohet Ministri i Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefi i AKI’së Driton Gashi.

Haradinaj tashmë ka reaguar rreth arrestimit dhe depërtimit të shtetasve turq të cilët kanë punuar në shkollat e Gylenit në Kosovë. Ai ka thënë se nuk është informuar fare rreth aksionit.

Ai ka thënë se lidhur me këtë do të veprojë në përputhje me përgjegjësitë e tij kushtetuese.

“Sot përmes një operacioni të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policine e Kosovës janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq. Ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion deri te urgjenca e deportimit.

Si Kryeministër i Kosovës, duke mos qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe deportimin e tyre, do të veproj në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë veprim dhe paqartësitë rreth këtij veprimi.RH” ka shkruar haradinaj./Express/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *