Komandanti i KFOR-it thotë se numri i ushtarëve në Kosovë nuk do të ndryshojë

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Salvatore Cuoci, ka thënë se NATO nuk ka në plan të zvogëlojë numrin e ushtarëve apo të ndryshojë misionin e KFOR-it në Kosovë.

“KFOR-i është histori e suksesshme për NATO-n, një nga misionet më të gjata. Aktualisht kemi më shumë se 4 mijë anëtarë në terren që vijnë nga NATO dhe Partnerët e Aleancës së Atlantikut të Veriut”, tha Cuoci.

Ai shtoi se për momentin, nuk ka plane për të reduktuar numrin e këtyre ushtarëve.

KFOR-i, thotë ai, vazhdon të kryejë detyrat e veta në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, gjithashtu marrëveshjen ushtarako-teknike nga Kumanova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *