Kryeministri Haradinaj thotë se pagën e tij do ta barazojë me të ministrave

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se nuk do ta marrë për shumë gjatë pagën prej 2950 eurove. Ai tregon se me Ligjin e Pagave do ta zvoglojë pagën e tij dhe do ta bëjë vetëm 2 euro më të madhe se pagën e ministrave.

Kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë për emisionin Frontal të T7 dhe Gazetën Express, ka folur për rritjen 100 për qind të pagave të Qeverisë dhe sistemit gjyqësor.

Haradinaj ka thënë se së shpejti do të ketë nivelizim të pagave dhe se paga e tij do të jetë e vetmja që do të pësojë rënie.

“Për hir të hierarkisë pagën e kryeministrit do ta lë dy euro më të madhe se të ministrave, një euro më e madhe se e zv.kryeministrave ”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri, i pyetur nëse është penduar që ka dyfishuar pagën e tij, ka thënë se këtë nuk e ka bërë për vete, por që për të e rëndësishme ka qenë rritja e pagave për gjyqësorin, që bëhet në mënyrë automatike pas rritjes së pagave për kabinetin qeveritar. /Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *