Lajmi i Fundit: Kërcënohet zv/ministri i Jashtëm, shkon në Polici

Zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj ka marrë disa kërcënime në profilin e tij në “Facebook”.  Kësisoj, zv/ministri është detyruar që të njëjtat t’i paraqes edhe në organet e sigurisë.

Indeksonline mëson se Dedaj i kishte fshirë mesazhat me përmbajte kërcënuese dhe fyese, mirëpo të njëjtit nuk ishin ndalur së shkruari përsër

“Nga ky grup i komentuesve ka identifikuar një person të dyshuar me profilin Ari Ari Zhitia i cili çdo ditë bënë etiketime me propagandë islamike”, tregon ky burim.

Ndryshe, zv/ministri Dedaj ka kërkuar nga organet policore që të ndërmerren të gjitha masat dhe të merren parasysh këto kërcënime serioze.

Vlen të theksohet se për rastin në fjalë është informuar Njësia e Hetimeve si dhe ajo për Krime të Rënda. Poashtu, informacione përkitazi me rastin ka marrë edhe kryeprokurori i shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *