Miratohet raporti i Avokatit të Popullit dhe ai i Fondit Pensional

Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka miratuar Raportin e Avokatit të Popullit për vitin 2016, si dhe atë të Fondit të Kursimeve Pensionale po për atë vit.

Seanca është duke vazhduar me dy pikat e radhës për këtë seancë plenare, shqyrtimin e FKP-së për taksa vjetor për vitin 2018 dhe përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të bordit të RTK-së.

Ndërsa, nga ora 14:00 pritet të mbahet seanca plenare e radhës. Ndër pikat e rendit të ditës është interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së LDK-së, në lidhje me gjuajtjen me armë nga zv.kryeministri Dardan Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *