Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj katër personave për këtë vepër penale

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për blerje, posedim, shpërndarje, shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike, ndaj katër personave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve M.Q., SH.R., H.Q dhe S.Q., në drejtim të veprës penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike” nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 3 të KPK-së, lidhur me nenin 28 dhe lidhur me nenin 281 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.9 të KPRK-së. Po ashtu, Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër H.Q., për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPK-së, transmeton Express.

Në komunikatën e dërguar për media thuhet se në aktakuzë, të pandehurit M.Q., SH. R., H.Q dhe S.Q., duke vepruar si anëtarë të grupit në vazhdimësi që nga viti 2015 deri në 13 mars 2018, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi si dhe në vende tjera të Evropës si në Austri, kanë vepruar pa autorizim për blerje, shpërndarje, shitje, transport, eksport, si dhe, kanë dorëzuar, ndërmjetësuar, dërguar, në transit, eksport substanca të cilat janë të shpallura me ligj si narkotik- substanca psikotrope, me qëllim të shpërndarjes, shitjes ose ofrimit për shitje, në mënyre që të përfitojnë mjete financiare në vlera të larta.

Me këto veprime të pandehurit në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “blerje, posedim, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike” nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 3 të KPK-së, lidhur me nenin 28 dhe lidhur me nenin 281 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.9 të KPRK-së.

Ndërkaq, i pandehuri H.Q., ka poseduar pa autorizim dhe pa leje nga organet kompetente armën e tipit pushkë “MOSBERG” me kapacitet mbushës prej 4 fishek, si dhe 33 fishekë, me çka ka kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPK-së.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *