Rruga sekrete drejt INTERPOL-it

Lobimi për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL vazhdon të mbetet sekret nga Ministria e Punëve të Jashtme, pasi ky dikaster qeveritar që i prin procesit të anëtarësimit në organizatën më të madhe të Policisë në botë nuk pranon të japë informata se cilat shtete janë pro e cilat janë kundër. Pavarësisht kësaj, zyrtarët qeveritarë dhe deputetët janë optimistë se më 20 nëntor Kosova do të anëtarësohet

Ndonëse tash e disa muaj përfaqësuesit e Qeverisë po shprehen të bindur se Kosova do të anëtarësohet në INTERPOL në fillim të javës së ardhshme, ende nuk është bërë e ditur se cilat shtete mbështesin e cilat kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, shkruan Zëri.

Ministria e Punëve të Jashtme po heziton të japë të dhëna konkrete sa i përket lobimit për pranim në INTERPOL ani pse kanë mbetur edhe pak ditë deri te votimi. Deri më tani disa shtete të rëndësishme janë deklaruar pro anëtarësimit të Kosovës, madje përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara u kanë bërë thirrje shteteve tjera që ta mbështesin Kosovën në këtë proces.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *