Sa do të shtyhet liberalizimi i vizave, sipas kreut të Odës Ekonomike?

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, thotë se opsioni real për t’iu liberalizuar vizat Kosovës është fillimi i vitit 2020.

Sipas Rukiqit, në Këshillin Evropian nuk dalin në votim çështjet për të cilat nuk ka konsensus të plotë të vendeve të fuqishme të Bashkimit Evropian.

Ai përmend qëndrimin skeptik që kanë Franca dhe Holanda në lidhje me heqjen e vizave për kosovarët.

“Jane dy shtete me fuqi te jashtezakonshme ne BE, te cilat per nje arsye apo nje arsye tjeter, jane duke kundershtuar liberalizimin e vizave per Kosoven: Franca dhe Holanda. Gjasat per vendim pozitiv per vizat, brenda ketij viti, jane 50/50. Ne Keshill, çeshtjet e ngjashme nuk kane shkuar ne asnje rast per votim, nese nuk ka nje koncenzus, sidomos me vendet qe kane fuqi, jo vetem te votes. Opsioni me real per liberalizim efektiv, eshte fillimi i vitit 2020”, ka shkruar kryetari i Odës Ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *