Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por as nuk do ta pengojë në arenën ndërkombëtare’

 

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, vazhdimisht po deklaron për mundësinë e kompromisit me Kosovën, por si do të duket ky kompromis dhe çfarë pret ai të fitojë nga lëshimet në raport me shetin kosovar?

Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, thotë se do të realizohet një skenar ku Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por as nuk do ta pengojë në arenën ndërkombëtare kur bëhet fjalë për anëtarësime të ndryshme.

Në kthim të kësaj, Janjiq thotë se Serbia do të përshpejtojë rrugën e vet drejt Bashkimit Europian dhe gjithashtu do të marrë shumë më shumë para se vendet tjera nga fondet e para-pranimit.

“Këto janë disa kompromise serioze dhe besoj se Vuçiq kështu po e mendon, sepse, po të ishte ndryshe, ai as nuk do t’i futje kësaj pune”, ka thënë Janjiq për N1, njofton Klan Kosova.
Janjiq gjithashtu ka thënë se tani pritet që Vuçiq, bashkë me zyrtarë të tjerë shtetëror dhe median e afërt me pushtetin, të fillojnë të përdorin terme më pajtuese në raport me Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *