Thaçi: Serbia ta harrojë përspektivën evropiane pa arritur marrëveshje me Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë me gazetarë për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka treguar se në të ardhmen nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë, e as Parlamentit të Kosovës si deputet i ndonjë partie.

Ai tha se do të insistojë nga lidershipi i partvie politike që të bëhen reforma elektorale në mënyrë që Presidenti të zgjidhet me votë direkt nga populli, dhe nëse ndodh kjo, do të rikandidojë për President, raporton lajmi.net.

 

“Se çka nuk do të jem mund ta them, Kryeministër jo, e as në Qeveri e Parlament, do te insistoj nga lidershipi i partive politike te kryhet reforma elektorale që Presidenti të zgjidhet direkt nga populli, nëse bëhet kjo do te kandidoj, ne procedura tjera do te mbetni pa Hashim Thaçin, por tjeret nuk i lejoj të më heqin nga skena politike”, tha Thaçi.

 

 

Thaçi shtoi se mospërmbyllja e demarkacionit do të thotë paaftësi e institucioneve të Kosovës, dhe nuk duhet fajësuar askënd për një gjë të tillë, ndërkaq, duke folur për Serbinë, Thaçi shtoi se pa një marrëveshje me Kosovën, ajo duhet ta harrojë përspektivën Evropiane.

“Nëse nuk e përmbyllim Demarkacionin nuk kemi nevoje te fajësojme askënd, duhet te jemi vetëkritik se jemi te paafte te permbyllim nje gje te tille

Sa i përket Serbisë, pa arritur një marrëveshje me Kosovën, le të harrojë përspektivën Evropiane”, përfundoi Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *