Vuçiç mesazh serbëve: Të gjithë e dini se tashmë e kemi humbur Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një prononcim për revistën Globus të Zagrebit tha se të gjithë serbët e dinë se Kosova është e humbur, por se ai do të bëjë gjithçka për të “kthyer çfarëdo që mundet”.

“Të gjithë serbët e dinë se e kanë humbur Kosovën, por unë do të bëjë gjithçka në fuqinë time për të marrë atë që mund të marrim, në mënyrë që në fund të fundit kjo të mos konsiderohet si një humbje e plotë”, ka thënë Vuçiç për numrin e ri të së përjavshmes kroate Globus, transmeton zeri.info.

Ai shtoi se “të gjithë po e sulmojnë, dhe në këto sulme nuk zgjedhin fjalë apo mjete, por asnjëri prej tyre në të vërtetë nuk dëshiron që problemi i Kosovës të zgjidhet”.

“Nëse unë shoh se diçka është e mirë për Serbinë, unë do ta shtyjë atë agjendë përpara, pavarësisht nga pasojat. Ju e shihni se kam arritur disa rezultate të prekshme, veçanërisht në aspektin ekonomik. Borxhi publik i Serbisë është reduktuar, me anë të masave të ashpra janë arritur rezultate të prekshme. Por ata që mendojnë dhe kështu veprojnë, se kanceri mund të shërohet me aspirinë, ose ia duan të keqen Serbisë, ose janë budallenj”- tha Vuçiç, deklarata e të cilit është pjesë e artikullit që analizon zhvillimet Beograd-Prishtinë.

Autori i tekstit Darko Hudelist, ndër të tjera, thekson se Vuçiq i përmbahet një koncepti se do të përpiqet për të “mbrojtur” Veriun e Kosovës, dhe vlerëson se “Veriu i Kosovës është vija e tij e fundit e mbrojtjes”.

“Për ta thënë thjesht: Po, ne do të njohim Kosovën (por pa një akt të njohjes eksplicite ligjore ndërkombëtare), me kushtin që “të tregtohet” Veriu i Kosovës. Ne nuk do t’i (shqiptarëve në Kosovë) japim çdo gjë, diçka do arrijmë të mbajnë për vete”, theksohet në artikull.

Hudelist bënë të ditur se shpesh shkruan në lidhje me konceptin e Vuçiqit të ashtuquajtur, “shkëmbim i territorit “, dmth konceptit të “korrigjimit të kufijve”, ose, sipas autorit, konceptit të “kompromisit”, e cila është një fjalë që Vuçiq javët dhe muajt e fundit, më së shumti e përdor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *