Lirohen nga paraburgimi të akuzuarit për terrorizëm

Gjykata Themelore e Prishtinës ka liruar nga paraburgimi të akuzuarit për terrorizëm; Valon Shala, Nuredin Sylejmani dhe Genc Selimi. Tre të liruarve u është ndryshuar masa e “paraburgimit” me “paraqitje në polici”.

Ata ishin arrestuar nën dyshimin për terrorizëm dhe mbaheshin në paraburgim që prej 5 Nëntorit 2013. Ndërkaq, e njëjta gjykatë ia ka vazhduar edhe për dy muaj të tjerë paraburgimin të dyshuarit tjetër në këtë grup, Ardian Mehmetit.

Avokati Nikë Shala, që mbron të akuzuarin Valon Shala, tha se kishte bërë kërkesë në gjykatë, që klientit të tij t’i ndërpritej masa e paraburgimit ose ajo t’i zëvendësohej me ndonjë masë tjetër më të lehtë. Kjo, për arsye se, sipas Shalës nuk ka asnjë provë, që klienti i tij të qëndrojë edhe më tutje në paraburgim.

Katër ditë më parë, gjykata ka hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë ndaj këtyre të akuzuarve, me arsyetimin se nuk ka prova materiale.

Leave a Reply