Tahiri: Funksionimi i Speciales, fakt i kryer

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini, ka folur rreth Gjykatës Speciale.

Tahiri ka thënë se ajo çka është fakt është se Gjykata Speciale është funksionale.

“Gjykata speciale është themeluar mbi ndryshimet kushtetuese në vitin 2015, dhe padyshim që Kosova është republikë parlamentare dhe çdo ndryshim që vije nga Parlamenti i çfarëdo ligji, nga kryeministri dhe të gjithë ministrat jemi të obliguar ti respektojmë.

Nuk dua të paragjykojë se çka do të ndodh në të ardhmen, por ajo që është fakt i kryer është që Gjykata është funksionale… dhe shpresojmë që një gjykatë e tillë të ketë njerëz profesionist që nuk do ta komprimentojnë tërë sistemin siç ka ndodhë ditëve të fundit”, ka thënë Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *