KPK: 96 për qind e rasteve të korrupsionit janë zgjidhur brenda 2018

Këshilli Prokurorial i Kosovës gjatë vitit 2018 ka arritur që të përfundojë 96 për qind të rasteve të korrupsionit.

Kështu tha kryesuesi i këtij këshilli Blerim Isufaj, në konferencën e thirrur për media për fundvit.

“Gjatë nëntë mujorit të këtij viti, janë 200 lëndë të korrupsionit, ku 96 për qind prej tyre janë zgjidhur”, tha ai.

Duke folur për rekrutimin e prokurorëve, Isufaj tha se ky proces është monitoruar nga shoqëria civile dhe se rritja e numrit të tyre është një hap pozitiv për fushën e drejtësisë.

“Numri i prokurorëve është rritur për 45 për qind. Këshilli gjatë këtij viti ka përfunduar 4 procese të ndryshme të avancimit të prokurorëve”, tha ai.

I pyetur se sa persona të profilit të lartë të akuzuar për korrupsion janë dënuar me burgim, Isufaj tha se nuk është dëshirë e tij të dërgojë askënd në burg, derisa refuzoi të flasë më tutje për këtë çështje.

Tutje ai tha se përkundër se gjatë këtij viti kanë pasur rritje të buxhetit, ende mbetet sfidë për ta buxheti i pamjaftueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *