KPK: Prokurori Sokol Stojani më 30 tetor në sitën e Vetingut

Prokurori pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Sokol Stojani do t’i nënshtrohet Vetingut më 30 tetor.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka publikuar sot në kalendarin e Vetingut datën 30 tetor ku prokurori pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Sokol Stojani do të verifikohen për ligjshmërinë e pasurisë, kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësisë profesionale.

Në kalendarin e publikuar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, thuhet se subjekt i rivlerësimit është prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Sokol Stojani.

Ndërsa trupi gjykues përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu, Valbona Sanxhaktari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *