Krerët e shtetit urojnë Bajramin. Nishani e Meta, mesazhe për paqe dhe begati

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar paraditen e së premtes një vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, me rastin e Fitër Bajramit.

Në përfundim të vizitës, Meta ka bërë këtë urim të shkurtër për shqiptarët: “Zoti ua shpërbleftë shqiptarëve sakrificat shpirtërore. U uroj të gjithëve paqe dhe begati në familjet e tyre”.

Në këtë vizitë, zoti Meta shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.

Edhe presidenti Bujar Nishani ka kryer vizitën në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar. “Urimet më të mira e të përzemërta për besimtarët muslimanë. Uroj të gjithë shqiptarët për mirëqënie e mirësi. Festa vjen pas sakrificës, çka na tregon se pas kësaj vjen festa e gëzimi”, ka qenë urimi i tij.

Më herët selinë e KMSH e vizitoi edhe ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, i cili u shpreh: “Xhamia e madhe tashmë është realitet. Ajo është një mbarësi e mirë për besimtarët dhe popullin shqiptar. Uroj gjithë qytetarët shqiptarë dhe sidomos atyre që kanë agjeruar u uroj që Zoti t’u pranojë agjerimin”, tha Klosi.

Leave a Reply