Kreu i BFI-së nuk qan kokën për problemet e ummetit

Lajmi se Sulejman Rexhepi është dekoruar nga Donald Trump ka nxitur reagime të shumta. Besimtarët e vendit nuk kanë mirëpritur dhe kanë ngritur dyshime të shumta. Rrjetet sociale dëshmojnë se pavarësisht se me çfar dekoratash e mbush gjoksin Sulejman Rexhepi, besimtarët hapur po ia shprehin mosbesimin dhe urrejtjen.

Të vërtetën e kreut të BFI-së tanimë e dinë edhe shumë intelektual të huaj, të cilët herë pas herë shprehin opinionet dhe shqetësimet e tyre lidhur me hallin ku ka degraduar BFI e Sulejman Rexhepit.

Një shqetësim i këtillë na vie edhe nga një intelektual turk, Prof.Dr.Ramazan Biçer i cili përmes një postimi në Twitter thotë:

“Një njeri që gjithnjë flet kundër Turqisë. Për Jerusalemin tha se nuk merret me të, i takon sferës së politikës, kurse sot pranoi “Mirënjohje” të Donald Trump.”

Kurse në një postim tjetër, profesori i nderuar, komenton një fotografi të Sulejman Rexhepit, dhe me pak fjalë, na bind se është një njohës i jashtzakonshëm i profilit të Sulejman Rexhepit! Prof.Biçer thotë se kreu i BFI-së, flamurin e BFI-së e ka për pasurim personal, mbijetesë, flamurin e Turqisë për ndihma materiale dhe përkrahje. Kurse para mba: Flamurin e SHBA-ve, thellë në zemër dhe në sy. Flamurin shqiptar për nacionalizëm dhe përçarje.

 

2 comments

  1. Ali

    E vertete kjo qe thoni, por me sa duket mungon zeri kritik nga brenda BFI-se! Te gjithe, thuaje se te gjithe muftinjte, funksionaret e tjere, profesoret e Fakultetit te Shkencave Islame dhe te Medrese Isa Beu po heshtin. E turpshme, kan vendosur te katranosen me zi se vet Sulejman Rexhepi!

  2. Pingback: Një shqetësim nga Prof. Dr. Ramazan Biçer – AFRIM TAHIRI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *