Kreu i NATO-s vizitë në Tiranë, takime me Metën-Ramën-Xhaçkën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të zhvillojë vizitë në Shqipëri të dielën më datë 2 Qershor. Kreu i NATO do të takohet në Tiranë me Presidentin Ilir Meta, me Kryeministrin Edi Rama dhe me ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Vizita në Tiranë e Stoltenberg është konfirmuar zyrtarisht nga NATO.

Pas takimeve me zyrtarët e lartë të shtetit, në orën 15:20 është konferencë e përbashkët për shtyp mes Sekretarit Stoltenberg me Kryeministrin Edi Rama.

Ditën e dielë në orën 19:00 ka paralajmëruar për protestë kombëtare edhe opozita e bashkuar. 

Leave a Reply