Kryebashkiaku tërhiqet zvarrë nëpër rrugë se nuk plotësoi premtimet e fushatës

Një grup fermerësh të zemëruar në jug të Meksikës kanë kapur kryebashkiakun e fshatit të tyre dhe pasi e kanë lidhur pas një kamioni e kanë tër hequr nëpër rrugë me pretendimin se nuk ka realizuar premtimet e fushtës elektorale.

Më pas policia arriti të lironte zyrtarin Jorge Luis Escandón Hernández, kryetar lokal i Las Margaritas në shtetin e Chiapas, i cili nuk pësoi plage serioze nga aventura e dhunshme.

Mediat vendase thonin se ai ishte marrë peng nga një grup protestuesish të armatosur me gurë e shkopinj para se ta tërhiqnin nëpër rrugë.

Pas incidentit, një konfrontimi te dhunshëm nisi mes banorëve dhe policisë lokale ku rreth 10 nejrëz mbetën të plagosur.

Leave a Reply